Opinionistja e “Big Brother VIP 4”, Neda Balluku, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për eksperiencën e saj në edicionin e fundit të reality show-t si dhe marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  

Por jo vetëm kaq, pasi një moment i sikletshëm ka ndodhur në studio teksa është vendosur në sfond kënga e Rozana Radit dhe Egli Takos, “Vajzat” dhe gjithë vëmendja ka shkuar te reagimi i Nedës.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Dua të të përshëndes me një këngë dhe regjia do të më ndihmojë se si e pret ti këtë… Këndohet nga Rozana Radi.

Neda: E mendova që kur the ‘si e përjeton ti’ (qesh)

Ronaldo: Bashkëpunimi me Egli Takon, por Rozana ka rëndësi këtu, “Vajzat”… Të pëlqen kjo këngë?

Neda: Shumë këngë e bukur.

Ronaldo: Po zëri i Rozanës, të pëlqen?

Neda: (qesh)