Aktorja e famshme amerikane, Amber Heard, i ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël. Ajo ka mirëpritur binjakë, një vajzë dhe një djalë!

Aktorja e “Aquaman” postoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku zbuloi se është bërë nënë për herë të dytë. Ajo gjithashtu tregoi edhe emrat e veçantë të fëmijëve – Agnes dhe Ocean.

“Sot ndaj zyrtarisht lajmin se mirëprita binjakë në familjen Heard. Vajza ime Agnes dhe djali im Ocean po më mbushin duart (dhe zemrën) me dashuri,” shkroi Amber.

Kjo e fundit foli edhe për sfidat me lindjen dhe vendimin për të qenë nënë e vetme:

“Ta përjetoj mëmësinë vetëm dhe në kushtet e mia, pavarësisht sfidave të mia me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime. Jam pafund mirënjohëse që pata mundësinë ta bëj këtë në mënyrë të menduar dhe të përgjegjshme”.

Fëmija i saj i parë, Oonagh Paige, ka lindur në prill të vitit 2021. Tashmë, Heard është nënë e tre fëmijëve dhe duket më e plotësuar se kurrë.