Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP 5” ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t ka ngacmuar banorët me gjërat që kanë ndodhur deri më tani aty brenda.

Këngëtari ka ngacmuar Juelën në lidhje me Stenaldon, duke e pyetu se ku ka për të gjetur burrë si ky. Më pas ai shton: “Të premtoj se nuk i hedh sytë asnjërës”, duke shkaktuar të qeshura.

E teksa Stenaldo ishte pranë tyre, Luizi shton se nëse do të kishte një motër tjetër të pamartuar, do ishte i lumtur nëse do ishte e martuar me banorin pasi do të kënaqeshin së bashku.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ku ke me gjetur burrë si ky o Juelë

Stenaldo: Kjo qëndron Juelë

Luizi: Më thuaj mua ku? E para e punë njëherë, të premtoj se nuk të tradhton kurrë, se nuk ia hedh asnjërës sytë

Stenaldo: Nuk i dihet, këtu nuk i dihet

Juela: Kam thënë është Don Zhuan

Luizi: Plotësoja qejfet mos e lër variant të shkojë te tjerat. Për Zotin është i mirë.

Artani: Ina tha që e përndjek

Stenaldo: Një motër e kam të martuar, por po të kisha një tjetër me qenë e martuar me Stenaldon, do isha kënaq me Stenaldon, aq djalë i mirë është.