I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banori i këtij edicioni në Big Brother VIP, Armir Tola. Ai së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin, Lei Krajën dhe Anton Bellon kanë analizuar deri më tani dinamikat dhe situatat që kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kur u pyet në lidhje me raportin dhe krisjen mes Selin dhe Mirit, ish-banori u shpreh se pavarësisht se ka qenë kundër lojës së Mirit në këtë rast ai e mbështet dhe se Selin e ka shfrytëzuar. Sipas tij a mendon se ata do të rikthehen sërish në lojë bashkë si më parë apo tashmë gjithçka ka marrë fund?
Për mendimin tim Miri nuk bashkohet me Selin, kurrë. Mund të dojë Selin që të bashkohet sërish, por Miri për vetë moshën që ka nuk do t’ia lejojë vetes më që të bëjë gabim të dytë. Tani nuk ka më kohë dhe nuk ka më kthim mbrapa.
Ish-banori u ndal gjithashtu edhe te pjesa që Miri është ndjerë i lënduar nga ana e Selin dhe se tani duhet që të veprojë ndryshe në lojë duke lënë zemrën dhe të përdorë trurin.
Kur lëndohesh pavarësisht të gjitha ndjenjave që ke pasur fillon dhe punon me tru dhe Miri është në kohën e duhur mendoj unë që tani të punojë me tru dhe ta lë zemrën. Ta ‘hedhi’ zemrën sepse iku. Me tru ec përpara sipas mendimit tim.


