I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë profesor Artan Trebicka. Ai ka diskutuar më shumë mbi faktin se pse të rinjtë e kanë kaq të vështirë sot për të gjetur një partner apo për t’u martuar. Pse po ndodh kjo sipas profesorit?
Si bënin seks të rinjtë dikur?
Ka një paragjykim për kohën e kaluar. Unë po flas për rrethanat e mia, se nuk di të flas për të gjithë Shqipërinë, se mbase e gjithë Shqipëria nuk ishte njësoj. Unë po flas për rrethanat e mia, që kam jetuar në Tiranë, në qendër të Tiranës. Unë mendoj që njerëzit, shokët e shoqet e mia, i dinin të gjitha. Jo vetëm kaq, por gjithmonë ishte një barrierë për të arritur në atë që ishte përfundimi. Ishte turpi, por dhe presioni që bëhej nga e gjithë shoqëria. Ne shijonim dhe një prekje, dhe një ledhatim, dhe një puthje. Ishte një gjë e jashtëzakonshme. Pastaj të shkoje deri tek seksi përfundimtar, ishte në njëfarë mënyre rrugë e gjatë, sepse ishte një rrugë bashkëveprimi reciprok, por dhe bashkëbesimi reciprok. /TAR/