Valbona Mema është mërzitur shumë nga reagimi i Luiz Ejllit pasi ajo votoi si lidere të shtëpisë, Olta Gixharin. Këngëtari e pyeste vazhdimisht se pse bëri këtë veprim, duke e ditur se do kishte një avantazh në lojë.

Si pasojë, Valbona ka shpërthyer në lot, por më vonë që të dy janë sqaruar. Këngtëtarja e dashur për publikun i ka thënë Luizit se ajo nuk do e godiste asnjëherë atë dhe se zgjedhja e saj ishte pa asnjë qëllim të keq.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Nga ana tjetër, Luizi i tha Valbonës se ajo nuk ka bërë ndonjë gjë të ketë frikë të përballet me të, thjesht donte që t’i shpjegonte arsyen.

Por kjo situatë e krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, duket se ka ndikuar më shumë te Tan Brahimi, i cili ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.

Sipas aktorit të humorit, vetëm Olta ka reaguar kur ka parë Valbonën duke qarë, por edhe ajo e ka bërë që të fitojë pikë nga publiku. Për këtë arsye, ai kishte vendosur që të mos reagonte për gjendjen e Bonës.

“Vetëm Olta reagoi. Reagimi i Oltës mu duk sikur e bëri për të fituar pikë nga publiku, prandaj nuk reagova. Po ça të bëj, të rrimë ta shohim duke qarë? U ngarkuam të gjithë. Nuk më rrihet, të rri me zor?”, tha Tani Brahimi.