Pamela Shqezi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar më shumë rreth ngjarjeve më të fundit të ndodhura në showbiz, duke u ndalur te komentet e Eva Muratit për dasmën e shumëpërfolur të Genar Topallit e Cindy Marina.

Shqezi u shpreh se nuk ishte e drejtë që moderatorja sportive të përmendte fondet publike, duke qenë se për disa kohë ishte pjesë e familjes së ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Këtu ndërhyn Ronaldo Sharka dhe thotë: “Të shkojë në SPAK e të denoncojë”.

Sipas Pamelës, Eva Murati është penduar pasi ka qenë një reagim nga inati i momentit.

Pjesë nga intervista:

Pamela: Eva është në një lidhje, me një biznesmen italian

Ronaldo: Thuhet se i ka nxjerrë vetë Eva fotot, pse nuk dolën më përpara

Pamela: Pjesa e financave ishte e gabuar, nuk e kishte me Genarin por me pjesëtarët e familjes.

Ronaldo: Kur ka qenë e lidhur me Genarin a i ke refuzuar dhuratat se ishin me fondet e publikut

Pamela: Ishte çështje inati, nuk pritej nga një vajzë si Eva. Nuk është e duhur nga ana e saj se ka qenë pjesë e asaj familjeje.

Ronaldo: Të shkojë në SPAK e të denoncojë. Mendon se është penduar? Se në reagimin që pati për “Live From Tirana” kishte një hap pas

Pamela: Mendoj se po, është vajzë e lexuar, e ka thënë nga inati i momentit. Patetike ishte edhe të thoshte se Genari më ka ndjekur një ditë pas dasmës. Mes mijëra atyre ndjekësve ku e vuri re ajo që e ndjek Genari.