Kohët e fundit në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lajmi se Arjan Konomi mund të vuante nga një sëmundje dhe e gjitha kjo nisi nga përdoruesit e TikToku-t.

Opinionisti ka filluar të jetë tepër aktiv në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, duke ndarë herë pas herë momente të bukura të jetës së tij.

Pak ditë më parë, ai publikoi një video në TikTok, ku ndante momente nga takimi i tij me Shane Sali, kryetar i bashkisë Shepparton, Victoria, Australi. Ishte pikërisht kjo video që ka shqetësuar përdoruesit e rrjeteve sociale se për shkak të pamjes së tij, Arjani mund të vuante nga ndonjë sëmundje.

Nisur nga kjo, gazetari i njohur ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes së cilit ka shpjeguar se gëzon shëndet të plotë dhe ka falenderuar të gjitha ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij.

Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua : “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”, shkruan Konomi bashkangjitur postimit të tij teksa në sfond dëgjohet kënga e Julio Iglesias-Sono un vagabondo.

Konomi prej disa kohësh nuk është më pjesë e ekranave shqiptare dhe momentalisht opinionisti po shijon disa pushime të qeta, duke udhëtuar në disa vende të botës.

View this post on Instagram

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)