Një grua e paidentifikuar është kapur në kamera duke rrëmbyer shishe vere nga tavolinat, gjatë kaosit që shpërtheu pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Teksa gazetarët dhe të ftuarit e tjerë po largoheshin me nxitim nga salla ku mbahej eventi, gruaja në fjalë, e veshur me një pallto të zezë, u afrua drejt një tavoline dhe mori dy shishe verë.

“New York Post” shkruan se ende nuk dihet nëse gruaja ishte gazetare apo një mysafire tjetër. Videoja e ‘vjedhjes’ së verës shpërtheu shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale.

Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale reaguan ndaj videos, duke komentuar ashpër:

“Ja pra, gazetarët që vjedhin shishe vere: kjo është natyra e vërtetë e shtypit! E neveritshme!” dhe “Pas incidentit me të shtënat, gazetarët po vjedhin alkool në të njëjtën dhomë ku ishte presidenti Trump.”

Një tjetër përdorues komentoi se “shishe verë ishin pjesë e darkës dhe ishin paguar tashmë për secilin person”, duke theksuar se “çdo gjë ishte e përfshirë në çmimin e biletës.” Disa të tjerë e mbrojtën veprimin, duke thënë se “rimbursimi për verën falas është i justifikuar”, duke marrë parasysh kostot e larta të ngjarjes.