Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Së fundmi Loredana dhe Jozi janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe shumicën e kohës në shtëpi i gjen të shoqëruruar bashkë. Gjatë darkës Loredana dhe Jozi kanë kaluar disa kohë të shtrirë të dy në një krevat e teksa bisedonin, Jozi i prekte dhe luante me flokët e saj.