Britanikët e shfrytëzuan në maksimum fundjavën për të mbushur baret dhe lokalet e natës, për të festuar pas kurorëzimit të mbretit Charles.
Pa pasur frikë se do të duhej të ngriheshin sot (e hënë, 8 maj) për punë, të rinjtë dhe jo vetëm mbajtën festimet e kurorëzimit deri në orët e para.
Shumë prej tyre nxorën veshjet më të bukura dhe të përshtatshme për anëtarët e familjes mbretërore, ose veshën veshje me temë për rastin historik.
Festa pasoi ceremoninë e kurorëzimit në Westminster Abbey të shtunën dhe koncertin e kurorëzimit të dielën. Vetë dita e madhe pa mijëra fansa mbretërorë që shkonin drejt Londrës nga e gjithë bota.
Ndërkohë siç shihet nga fotografitë e publikuara nga mediat angleze, nuk kanë munguar as arrestimet nga ana e policisë.