Sapo u zbuluan 5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni; për herë të parë në tryezën e diskutimeve Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati, Gerta Gixhari dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar.
“Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëkohësisht, aty ku trajtohen tema të mprehta dhe çështje të përditshme nga një këndvështrim ndryshe. Çdo të shtunë, ora 21:00, në ekranin e Top Channel.




