Si gjithmonë, në “Big Brother VIP 4” ka shpërthyer një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit, duke krijuar tensione në shtëpi.

Gerta e kritikoi ashpër Valbonën për mungesë njohurish historike, duke i kujtuar një gabim të bërë në televizion, kur ajo përdori gabimisht termin “Holaust” në vend të “Holokaust”. Gerta është shprehur me një ton ironizues:

“Shikoje historinë e Holokaustit, dhe duhet të të vijë turp! Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”.

Ajo e vazhdoi sfidën duke i kujtuar një tjetër gabim të Valbonës në lidhje me pyetjen “Sa vite ka një shekull?” dhe për një gabim të mëparshëm në llogaritje.

Nga ana tjetër, Valbona reagoi duke akuzuar Gertën për keqpërdorimin e titujve në profesionin e saj si gazetare.

Tensionet mes tyre arritën kulmin, duke sjellë momente të ngarkuara emocionale në shtëpi.