Rozana ka vijuar edhe ditën e sotme që të ngacmojë Gertën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ajo i afrohej banores duke dashur që t’i japë të pijë në një kanaçe.
Gerta i thotë se nuk do që të pijë dhe më pas shton se Rozana duhet të ndryshojë skenë nëse do Zarf të Zi.
Teksa banorët e tjerë po i ngacmonin të dyja për raportin mes tyre, Gerta ia pret: “Nuk e dua Rozanën, e keni gabim, nuk kam pikë dashurie”.
Menjëherë vjen kundërpërgjigja e Rozanës: “Me thënë të drejtën Gertën nuk dua ta shoh me sy”.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Ti ke hedh alkool në sy, unë po të prek me kanaçe
Gerta: Nuk do pi se nuk dua. Ti më prek me kanaçe dhe më thuaj kujdes gishtin
Rozana: Ti më ke prekur buzën mua me gisht, ja ta bëj dhe unë
Gerta: Të ti prek edhe njëherë se i kishe shumë të buta. Do me dalë me Zarf të Zi, është e njëjta skenë
Rozana: Do pish apo nuk do pish?
Gerta: Mos e bëj si skenë. Nuk e dua Rozanën, e keni gabim, nuk kam pikë dashurie
Rozana: Me thënë të drejtën Gertën nuk dua ta shoh me sy
Gerta: Po pra as unë nuk kam pikë dashurie me Rozanën
Rozana: Ça të bëjmë kemi hyrë në në shtëpi këtu, nuk është se kam dashuri për Gertën, s’më pëlqen fare as tipi as karakteri i saj.
Gerta: Mendo një skenë tjetër për Zarf të Zi
Rozana: Skenë krimi do ti, si i do skenat
Gerta: Nuk ta jap dot gati se e kam menduar për vete
Rozana: E do me dëmtime skenën, ashtu si ke qejf ti
Gerta: Jo me dëmtime nuk i kam qejf unë
Rozana: Ça do na bësh, do na ngulësh draprin në kurriz se vetëm kjo të ka ngelur