Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur ishte banorja që u largua e fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, e cila fiku edhe dritat.

Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, ajo mbërriti në studio, ku u shpreh:

 “Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej:

”E vogël, e brishtë, e pafajshme”.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë se vendin e dytë doli aktori Julian Deda, në të tretin Romeo Veshaj, më pas e 4-ta ishte Heidi Baci e i 5-ti, Meriton Mjekiqi. Secili prej tyre u shpërblye me një çek prej 10 mijë eurosh.