Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Taty Mendes, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo përditëson ndjekësit e saj me çdo gjë që ndodh rreth saj, edhe e mbrëmja e djeshme nuk ishte përjashtim.

Vajza e Sylvinho-s së bashku me nënën e saj ndodheshin mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Angli.

Ajo ka publikuar foto të shumta, teksa spikasin ato ku është e veshur me një fanellë të Kombëtares.

Taty Mendes duket mjaft e bukur me fanellën kuqezi, teksa flokët e verdha i ka të lëshuara. Gjithashtu ka hedhur dhe momente gjatë ndeshjes.