Aktorja e njohur, Elia Zaharia, ka publikuar “kartolinën” e festave krah vajzës së saj Geraldinë.
Ish-bashkëshortja e Princ Lekës ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto me të voglën e saj, teksa të dyja pozojnë pranë pemës së Krishtlindjeve të veshura me të kuqe dhe të përqafuara me njëra-tjetrën.
Po ashtu, Geraldina ka pozuar e buzëqeshur edhe pranë një Babagjyshi dhe qenushi.
Aktroja ndër të tjera ka uruar të gjithë besimtarët në vigjilje të kësaj feste të shenjtë.

“Miq të dashur, unë dhe Geraldina ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Dritat e kësaj feste të shenjtë na kujtojnë se si e ndryshoi botën ajo foshnje e lindur në Bethlehem, duke ndezur shpresën dhe dashurinë e pafund në zemrat e njerëzimit!

Dashuria dhe sakrifica e Krishtit e afruan shpirtin njerëzor tek Burimi i dritës! Ju urojmë mbarësi dhe paqe, e qoftë besimi tek Zoti udhërrëfyesi i jetëve tona përgjithmonë”, shkruan aktorja Elia Zaharia krahas fotove.