Vajzat e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, janë fotografuar së fundmi si asnjëherë më parë. Sasha dhe Malia janë kapur nga paparaci teksa bënin një ecje rraskapitëse në vapën e “Hollywood”-it.

Të bijat e ish-presidentit amerikan kanë nisur që ta forcojnë statusin e tyre si të famshme të vërteta në Los Angeles. Së fundmi ata u kapën mat teksa ecnin dhe shijonin një pamje piktoreske.

20-vjeçarja Sasha dhe 23-vjeçarja Malia shfaqen të veshura shumë sportive. Vajza e vogël e Obamës ka veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza si dhe një bluzë që i lejon të tregojë pircingun që ka në kërthizë.

Nga ana tjetër, Malia mban veshur një palë streçe dhe reçipeta të zeza “Nike”. Vajzat e kishin kombinuar veshjen me një palë atlete të zeza.