Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë debatuar mbrëmjen e djeshme lidhur me një gjest të këtij të fundit që nuk i pëlqeu aspak këngëtarit.
Maestro i shkundi hirin e cigares dhe Luizi nuk e priti fare mirë këtë gjë. Madje edhe Kiara Tito nga ana e saj e quajti provokim.
Lidhur me këtë gjest, Luizi i tha atij se “nuk e ka idenë se çfarë i ka bërë vetes”. Këngëtari shtoi gjithashtu se “do ketë shumë net pa gjumë”.
Ndërsa teksa po fliste me Olta Gixharin për këtë, Maestro është shprehur se nuk do rrinte pa gjumë se do i bëjë ndonjë gjë Luizi.
Pjesë nga biseda:
Armaldo: Unë s’do rri pa gjumë se do bëjë ai ndonjë gjë
Olta: Më raft pika
Armaldo: Le ta bëjë. Po unë iki të shtunën, po bëri ndonjë gjë unë do bëj ndonjë budallallëk. Unë iki të shtunën, marr valixhen dhe iki. Se unë nuk kam ‘Big Brother’-in para vetes sime. Ta dish
Olta: Patjetër, ke të drejtë
Armaldo: Po mos të arrijë deri në një pikë që unë të bëj ndonjë skandal. Kaq them unë. Skandal me pasoja të rënda, të rënda
Luizi: E di sa frikë kam unë
Olta: Po ça është për shembull një skandal
Armaldo: Nuk e di. Skandal me pasoja shumë, shumë, shumë të rënda. Me shumë shuma, ta dish
Luizi: Aq sa të përjashtohesh
Olta: Do iki vetë tha të shtunën
Armaldo: Iki vetë unë, i them derës hapu, të vijë edhe policia aty
Luizi: Edhe policia?
Armaldo: Edhe policia