Shuplaka e famshme që Will Smith i tha Chros Rock në ceremoninë e çmimeve Oskar u diskutua shumë edhe për faktin se aktori nuk i kërkoi asnjëherë falje plotësisht komedianit.
Por duket se ajo pendesë më në fund ka ardhur, teksa Smitha ka publikuar një video ku kërkon falje publikisht. Smith tha se ai kishte përdorur tre muajt e fundit për të ‘punuar’ me veten dhe tani e kuptoi se sa njerëz lëndoi kur goditi Rock në skenën e ndarjes së çmimeve, shkruajnë mediat e huaja.
“Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që mora ishte se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do të më kontaktojë. Kështu që unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jeni gati për të folur”, tha Will.
Ai gjithashtu i kërkoi falje Jada Pinkett Smith, gruas së tij, nderin e së cilës ai pretendoi se po e mbronte kur shpërtheu në atë mënyrë, dhe tha se ajo nuk kishte asnjë lidhje me të.
“Kam kaluar tre muajt e fundit duke ripërsëritur dhe kuptuar nuancat dhe kompleksitetin e asaj që ndodhi në atë moment. Nuk do të përpiqem t’i zbërthej të gjitha këto tani, por mund t’ju them të gjithëve, nuk ka asnjë pjesë e imja që mendon se ishte mënyra e duhur për t’u sjellë në atë moment”, tha tutje ai.
Smith theksoi se ‘zhgënjimi i njerëzve’ është ‘trauma qendrore’ e tij.
“Më vjen keq që vërtet nuk është e mjaftueshme. Të zhgënjej njerëzit është trauma ime qendrore. E urrej kur i zhgënjej njerëzit kështu që dhemb. Më lëndon psikologjikisht dhe emocionalisht kur e di se nuk jam në përputhje me imazhin dhe përshtypjen e njerëzve për mua, dhe puna që po përpiqem të bëj është se jam thellësisht i penduar”, tha aktori tutje.
Smith i kërkoi faljen e parë Rockut në mars. Ai postoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku tha se ‘dhuna në të gjitha format e saj’ ishte e gabueshme.