Kur bëhet fjalë për blerjet online, ju në asnjë moment nuk e dini se çfarë do t’iu vijë në shtëpi. Në shumicën e rasteve porosia vjen ashtu siç e keni parë në fotot e reklamave, por herë pas here ndodh e kundërta.

Shpeshherë njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë publikuar në internet foto apo video ku tregojnë se veshjet apo objektet që kanë porositur online, nuk kanë qenë aspak ashtu siç i kanë parë në reklamë. Cilësia apo madhësia e tyre nuk ishte aspak si ajo që kishin porositur,

Në fotografitë e mëposhtme do të shikoni disa raste kur klientët nuk janë ndarë aspak të kënaqur nga porosia e tyre, madje kanë ngelur shumë të zhgënjyer.