Historia e Bhavitha Mandava-s, nga studente kolegji në modele të pasarelave luksoze, është bërë virale në rrjet dhe shumë prej atyre që e kanë lexuar nuk e kanë besuar.

Mandava u shpërngul në Nju Jork në vitin 2023 nga qyteti Hyderabad në jug të Indisë, për të ndjekur studimet master në dizajn produkti në Universitetin e Nju Jorkut. Në gusht 2024, teksa priste trenin në Brooklyn, ajo u vu re nga Showin Bishop, themelues i agjencisë së modeleve 28Models. Ai e pyeti nëse dëshironte të bëhej modele. Ajo fillimisht refuzoi, por i la adresën e emailit.
Brenda një viti, nga studente modelja u ngjit në majat e botës së modës, duke sfiluar në Milano, Paris dhe më herët këtë muaj, duke hapur shfaqjen Chanel Métiers d’Art në Nju Jork.


