Pretendimet për përdorimin e armëve futuriste nga Pentagoni kanë rikthyer në qendër të debatit vdekjen misterioze të studiueses Amy Eskridge, e cila merrej me UFO-t dhe teknologjitë anti-gravitet. Pretendime të forta dhe teori konspirative kanë rikthyer në vëmendje rastin e shkencëtares amerikane Amy Eskridge, e lidhur me projekte kërkimore pranë NASA-s, pasi Departamenti amerikan i Luftës konfirmoi publikisht përdorimin e armëve me energji të drejtuar në operacionet ushtarake.
Sipas raportimeve, Eskridge, e cila studionte teknologjitë anti-gravitet, fenomenet UFO dhe jetën jashtëtokësore, kishte deklaruar para vdekjes se ishte sulmuar me një armë energjie brenda shtëpisë së saj. Autoritetet amerikane e klasifikuan vdekjen e saj në vitin 2022 si vetëvrasje me armë zjarri, por ish-oficeri britanik i inteligjencës Franc Milburn pretendon se shkencëtarja ishte në shënjestër për shkak të informacioneve sensitive mbi teknologjitë ajrore dhe programet sekrete të mbrojtjes.
Sipas pretendimeve të tij, Eskridge kishte pësuar djegie dhe dëmtime në lëkurë pas një sulmi me mikrovalë të lidhur me një armë energjie të drejtuar. Milburn pretendon se ka dorëzuar prova dhe materiale në Kongresin amerikan në vitin 2023. Debati është ndezur edhe më shumë pasi drejtori teknologjik i Departamentit amerikan të Luftës publikoi një mesazh ku konfirmonte përdorimin e të ashtuquajturave “Directed Energy Weapons”, armë që përdorin energji elektromagnetike për të neutralizuar dronë, sisteme elektronike apo objektiva të tjera.
Megjithatë, deri tani nuk ekziston asnjë provë zyrtare që lidh drejtpërdrejt vdekjen e Amy Eskridge me këto teknologji apo me ndonjë operacion sekret të qeverisë amerikane.



