Ylli i muzikës pop, Serena Gomez i dha një puthje gishtit të këmbës së bashkëshortit të saj, një javë pasi producenti u bë objekt kritikash në rrjet për këmbët e tij të papastra. Gomez puthi këmbën e bashkëshortit të saj, Benny Blanco, në episodin e 3 marsit të podcast-it të tij “Friends Keep Secrets”, vetëm një javë pasi këmbët e producentit u vunë në qendër të vëmendjes online për shkak se dukeshin të papastra në episodin e parë.

Ajo e ka cilësuar marrëdhënien e tyre si të shëndetshme dhe e konsideron këtë një bekim nga Zoti. Ndërkaq, rikujtojmë se Benny Blanco ka vendosur t’u japë fund komenteve tallëse për higjienën e tij.

Producenti 37-vjeçar u përball me situatën gjatë paraqitjes në Jimmy Kimmel Live!, ku moderatori Jimmy Kimmel e pyeti drejtpërdrejt për foton virale ku Blanco shfaqej zbathur në divan me pluhur në shputat e këmbëve.

Para së gjithash, është faji i ambientit, jo i imi!

Për të vërtetuar pastërtinë e tij, Blanco hoqi çizmen në mes të emisionit dhe i tregoi publikut këmbën, e cila dukej krejtësisht e pastër.