Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, është pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Nga izolimi në izolim, me përfundimin e rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova, Gjesti i është bashkuar Big Brother VIP Albania në këtë sezon të katërt.

Ai është nga banorët më të spikatur të këtij sezoni.

Jo vetëm për dinamikat e krijuara në shtëpi, por edhe me ‘look-un’ e tij, Gjesti ka fituar pëlqimin e publikut.

Ai tërhoqi vëmendjen me look-un e tij kur hyri në shtëpinë e “BBV4”, teksa ishte i veshur me një kostum tepër komod, disi ndryshe.

Gjatë ‘prime-ve’ të tjera, ai ka zgjedhur kostum të zinj, të bardhë apo edhe bluze me printe të ndryshme.

Ndërkohë, kujtojmë se Loredana Brati dhe Gjesti u përfshinë në një debat të nxehtë gjatë mbrëmjes së djeshme në dhomën e gjumit. Biseda nisi kur Gjesti përmendi vazhdimisht dasmën e Loredanës dhe marrëdhënien e saj me ish-banorin, Joz Markun, dhe ngadalë kaloi në një temë tjetër. Në mes të diskutimit, Loredana i tha Gjestit se po imiton Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother”.

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/egli-degjon-deklaratat-e-xhenetes-me-lot-ne-sy-ajo-ben-veprimin-e-papritur/