I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si u veshën ata në natën e parë, kush shkëlqeu dhe kush jo?

Si do ta komentoje veshjen e Brikenës?
Një divë. Briki më tha që ky fustan i është qepur në trup, prandaj ka këtë pamje dhe prandaj duket kaq bukur, sepse është bërë posaçërisht për të. Ishte qepur në Kosovë dhe i ishte qepur në trup, që t’i rrinte perfekt dhe çdo linjë t’i dukej ashtu siç duhej. Mendoj që ka qenë një zgjedhje shumë e mirë e Brikit, ka goditur. Është ndër banoret e vetme që është komentuar për veshjen, pra që ka bërë bujë mediatike. Mendoj që e mori vëmendjen siç duhej. Mendoj që ishte një veshje shumë e mirë për të. Nuk është aspak stili im, por mendoj që asaj i rrinte shumë mirë. E përfaqësoi. Na e dëgjoi këshillën sepse i thamë që të mos hynte brenda shtëpisë me peliçe dhe e hoqi dhe hyri vetëm me fustan. /TAR/