Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Jozefin Marku, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet pikante.

Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili në një intervistë për “Pushime On Top” deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin.

Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:

 “Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron”.

Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe krenare ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën”.