Puntatën e kaluar të “Pa Filtra”, Shqipe Hysenaj u ngrit nga karrigia dhe u largua nga studio, pasi moderatori i njohur Ronaldo Sharka dha urdhër për t’i mbyllur mikrofonin.

Gjatë këtij debati, opinionistja e rubrikës u shpreh se ‘nuk do të vinte më në studio’?

E publiku ishte kurioz që të dinte se çfarë do të ndodhte këtë të diel, a do ishte Shqipja e pranishme?

Hysenaj ishte në studio së bashku me opionistët e tjerër dhe kur Ronaldo e pyeti “Si je ti sot?”, ajo u shpreh:

“Jam shumë mirë”.

Ajo shtoi se do të jetë shumë profesionale në lidhje me punën e saj.

“Jam shumë mirë Ronaldo, faleminderit. Sigurisht që në emisionin “Pa Filtra” duhet me qenë pa filtra se kot nuk kemi zgjedhur që të jemi këtu. Sot dua të jem shumë profesionale në lidhje me punën time”, tha Shqipja.