Një ditë më parë, në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Albana Ruçi dhe Elios Shuli, dy moderatorët e Top Albania Radios.
Ata ndanë detaje nga miqësia e tyre disavjeçare që i ka fillesat në radio, por nuk ngurruan të rrëfenin edhe disa nga aventurat e tyre të “çmendura” jashtë studiove të TAR.
Një ndër to ishte udhëtimi drejt qytetit të Fierit me autobusin e linjës, një moment i dokumentuar në telefonin e Eliosit.
Dyshja e pandarë u vunë përballë një sfide në studion e “Ftesë në 5”, ku do të duhet t’i përgjigjeshin së njëjtës pyetje në të njëjtën kohë.
Të pyetur se për cilin personazh të showbiz-it kanë bërë thashetheme së fundmi, Elios shkroi në tabelë emrin e Luiz Ejllit, ndërsa Albana e përgënjeshtroi.
“Unë u mendova pak më shumë se ishin disa të tjerë përveç Luizit, por gënjen Eliosi”, tha duke qeshur ajo.