Në epokën e kaosit viral, një ‘kiss cam’ në koncertin e Coldplay, një skandal, një tradhti dhe një parashikim nga ‘The Simpsons’ mund të ishin kombinimi më i papritur. Kur CEO i Astronomer, Andy Byron, dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, u kapën të përqafuar me njëri-tjetrin në ‘kiss cam’ gjatë një koncerti të Coldplay të mërkurën, interneti jo vetëm që reagoi, por u kthye në furtunë. Si të mos mjaftonte ajo pamje e papritur në publik, përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të pretendojnë se ‘The Simpsons’ e kishin parashikuar këtë moment vite më parë.
Is there anything the Simpsons don’t know!!
— Louisiana_Vigilante (@411Louisiana) July 18, 2025
Tech CEO Andy Byron's SECRET relationship with HR head Kristin Cabot EXPOSED after Coldplay concert & the Internet did its thing 😂🤣 pic.twitter.com/DonSdAjUQs
Teksa videoja u bë virale, po ashtu edhe një pamje nga një episod i supozuar i vitit 2017 i ‘The Simpsons’ që tregonte dy personazhe të kapur në një ‘kiss cam’ në një pozë që ngjante shumë me atë të Byron dhe Cabot u përhap në rrjetet sociale. Një përdorues pretendoi se Simpsonët edhe një herë kishin parashikuar të ardhmen, duke iu referuar skandalit të CEO-s në koncertin e Coldplay.
The Simpsons predicting the future YET AGAIN of the CEO at Coldplay situation pic.twitter.com/rEGKc8edw7
— Sad Greg (@SadGreg25) July 18, 2025
Por jo të gjithë ishin të bindur, prandaj lind edhe pyetja nëse është reale apo e krijuar nga AI fotoja virale e ‘The Simpsons’?
Rezulton se pamja virale nga ‘The Simpsons’ nuk është e vërtetë. Një kërkim i shpejtë në wasitai.com konfirmoi se imazhi ishte i krijuar nga inteligjenca artificiale, thjesht një shembull tjetër se sa shpejt mund të ngatërrohen trillimi me realitetin online.
