Një 36-vjeçarje pësoi një aksident të rëndë vetëm nga hapja e gojës nga përgjumja. Ka qenë vetë Hayley Black, nënë e dy fëmijëve, që e ka treguar përvojën e frikshme në llogarinë e saj në “TikTok”.

Gruaja nga Milton Keynes u shpreh se ajo ‘instinktivisht’ hapi gojën pasi foshnja e saj e porsalindur, Amelia, bëri të njëjtën gjë. Më pas, Hayley përjetoi një ‘dhimbje të tmerrshme’ dhe nuk po e kuptonte se çfarë po i ndodhte.

“Ndjeva një ndjesi të menjëhershme goditjeje që më përshkroi gjysmën e trupit dhe u hodha përpjetë nga shoku”, ka thënë 36-vjeçarja në “TikTok”.

Në momentin e këtij incidenti, pranë saj ka qenë edhe bashkëshorti i saj, të cilit i ka kërkuar menjëherë që të merrte ambulancën. Ajo shton se partneri ka menduar se ajo po bënte panik kot.

Ndërkohë sapo mbërriti në spital, skanimet nuk zbuluan asgjë shqetësuese, duke e lënë stafin mjekësor të hutuar nga simptomat e vazhdueshme të nënës së dy fëmijëve.

“Bërtisja nga dhimbja gjithë natën. Por pastaj mjekët bënë disa analiza dhe thanë se është më keq nga ç’mendonin. Kisha thyer qafën keq”, ka zbuluar 36-vjeçarja.

E nuk mbaron këtu kjo ngjarje, pasi nëna e Black mori lajmin e hidhur se kishte 50/50 shanse që vajza e saj të mos i mbijetonte operacionit emergjent, dhe nëse ajo do të shërohej nga procedura delikate, të njëjtat shanse u dhanë nëse ajo do të ecte përsëri ndonjëherë.

Por fatmirësisht, operacioni emergjent ishte i suksesshëm. Rimëkëmbja ka qenë e vështirë.  Hayley Black iu desh të mësonte përsëri të ecte dhe qëndroi në karrocë me rrota për muaj të tërë.