Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka treguar një anë më lozonjare dhe spontane të sajën gjatë paraqitjes në tapetin e kuq të çmimeve BAFTA.
Ajo ka bërë një gjest të vogël por shumë domethënës ndaj bashkëshortit të saj, Princ William, që sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, përbën një “thyerje të lehtë” të protokollit mbretëror.
Mediat e huaja shkruajnë se momenti u kap në shkurt të vitit 2023 në Royal Festival Hall në Londër, ku Princi dhe Princesha e Uellsit u shfaqën më të afërt se zakonisht.
Edhe pse çifti mbretëror njihet për shmangien e shfaqjeve publike të dashurisë, këtë herë Kate duket se guxoi më shumë, duke i dhënë William-it një “love tap” lozonjar në tapetin e kuq.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judi James, ky gjest i shoqëruar me një buzëqeshje dhe një pëshpëritje flirtuese në veshin e bashkëshortit, e paraqet Princin William si një burrë të zakonshëm dhe jo si një figurë të ftohtë apo formale mbretërore.
“Ky gjest tregon se Kate nuk është aspak një figurë pasive në familjen mbretërore. Ajo e ridrejtoi me zgjuarsi situatën kur William refuzoi t’i kapte dorën, duke e kthyer momentin në diçka lozonjare dhe plot kimi”, shpjegon James.
Reagimi i William-it nuk kaloi pa u vënë re: një buzëqeshje e turpshme dhe një shprehje e butë, që sipas ekspertes tregonte qartë afeksion dhe ndjenjë të fortë ndaj bashkëshortes së tij. Kontakti i zgjatur me sy mes çiftit vetëm sa e përforcoi idenë e një flirtimi të fshehtë, larg formalitetit mbretëror.
Ky moment, i rrallë për gjuhën e trupit që zakonisht përdorin Kate dhe William në publik, u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta pozitive. Fansat i quajtën “adorues”, “të ëmbël” dhe “si çdo çift tjetër”, duke vënë në dukje se edhe figurat mbretërore kanë momente spontane dhe njerëzore.
Ekspertët theksojnë se ky gjest mund të ketë qenë një provë e vogël nga ana e Kate për të parë nëse William do të “thyente rregullat” për një mbrëmje, ose thjesht një çast i sinqertë spontaniteti.
Me kalimin e viteve, veçanërisht pas sfidave shëndetësore të Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit janë shfaqur gjithnjë e më të hapur në shprehjen e ndjenjave për njëri-tjetrin. Nga shikimet flirtuese, buzëqeshjet e ngrohta e deri te gjestet e vogla të afeksionit, duket se çifti mbretëror po i shtyn ngadalë kufijtë e etikës tradicionale.
Për shumë ndjekës, ky “love tap” i famshëm ishte më shumë sesa një gjest, ishte një kujtesë se pas titujve, rregullave dhe protokollit, fshihet një histori dashurie e vërtetë.







