Këngëtari i famshëm, Chris Brown, ka përfunduar në pranga një ditë më parë, në një hotel në Manchester.
Mediat e huaja shkruajnë se policia e arrestoi nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj producentit muzikor, Abe Diaw, në klubin e natës Tape në Mayfair, në qendër të Londrës, në shkurt të vitit 2023.
Ylli amerikan i muzikës R&B, 36 vjeç, u arrestua pak pas orës 2 të mëngjesit në hotelin Lowry.
Brown kishte udhëtuar drejt aeroportit të Manchesterit me një avion privat pasditen e djeshme, ndoshta për të filluar provat për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nis më 15 qershor në Manchester.
‘The Sun’ kontaktoi policinë pasi konfirmoi që Brown ndodhej në vend, duke pyetur nëse ai do të arrestohej për incidentin. Hetuesit e Metropolitaneve më pas udhëtuan drejt Manchesterit për të arrestuar këngëtarin pas marrjes së informacionit.