Boksieri i njohur, Nelson Hysa, ishte mbrëmë në “Top Arena”, ku ka treguar sfidat në karrierën e tij. Në intervistën përballë moderatores Alesia Bami, Hysa zbuloi se nga çdo ndeshje pëson dëmtime që duan kohë të shërohen.
Ai shtoi se në ndeshjen e fundit pësoi thyerje të brinjëve dhe hundës, por tani është gati për ndeshjen e radhës që do të jetë më 11 korrik përballë Thorsten Fuchsm.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: A është e vërtetë që në Shkodër kur fëmijët nuk flinin gjumë i thonin ‘kujdes se do vijë Nelsoni’?
Nelson Hysa: E vërtetë
Alesia Bami: A është e vërtetë që kur shokëve iu prishej makina në mes të rrugës të merrnin ty në telefon për t’a shtyrë?
Nelson Hysa: Po, e vërtetë
Alesia Bami: A është e vërtetë se djali yt di të grushtojë më mirë se ty?
Nelson Hysa: E vërtetë
Alesia Bami: A është e vërtetë që hundën e ke bërë disa herë operacion prej thyerjeve të shumta?
Nelson Hysa: E vërtetë është
Alesia Bami: Kur ka qenë hera më e rrezikshme?
Nelson Hysa: Herën e fundit, kisha një ndeshje shumë të fortë me Zvicrën. Ishte ndeshje rivalësh. Pavarësisht se e fitova në raundin e tretë ne knowt out. Kemi pasur një duel shumë të ashpër me kundërshtarin, i cili ishte shumë i fortë dhe më dha një ndeshje shumë të fortë.
Alesia Bami: Sa kohë t’u desh për t’u rikuperuar?
Nelson Hysa: Pata dy probleme, hundët dhe brinjët. M’u deshën 45 ditë për të pasur rikuperim të plotë, për t’u rikthyer te ndeshja e radhës që kam në datën 11.
Alesia Bami: Ti e kupton më shumë se çdo kush dhimbjen e Mbappe
Nelson Hysa: Ne jetojmë tërë kohës me këtë dhimbje, ai e bëri pak të madhe
Alesia Bami: A është e vërtetë që të janë thyer 3 dhëmbë gjatë një ndeshje?
Nelson Hysa: Jo, më pak, 1
Alesia Bami: A është e vërtetë që ndërpreve baletin dhe nise boksin sepse t’a vendosi kusht e dashura?
Nelson Hysa: Jo, jo. Kam studiuar gjithmonë për Akademinë e Sporteve
Alesia Bami: A është e vërtetë që titullin e fundit e fitove vetëm sepse erdhi Luiz Ejlli në ring?
Nelson Hysa: Luizi është mbështetje, është shkodrani jonë i mirë që më ka mbështetur gjithnjë. Në ndeshjen e fundit, nuk ishte Luizi, por ka qenë në ndeshjen e parafundit. Ishte mbështetje dhe e falënderoj.
Alesia Bami: A është e vërtetë që do vazhdosh të jesh kampion edhe për 10 vitet e ardhshme?
Nelson Hysa: Jo, gënjeshtër
Ndërkohë kujtojmë se më 11 korrik, në sheshin “Skënderbej”, Nelson Hysa do të duelojë për titullin kampion në Europë në federatën më të madhe botërore WBO.
Asnjëherë më parë një boksier shqiptar nuk ka dueluar për një titull të tillë kaq të rëndësishëm. Hysa në boksin profesionist numëron 17 ndeshje, ku ka regjistruar po kaq fitore, prej të cilave 15 me KO. Përballë gjigandit shkodran do të jetë gjermani Thorsten Fuchsm i cili në karrierën e tij ka 13 fitore në 14 ndeshje, prej të cilave 10 me KO.

