Eysan Aksoy është një emër i ri që ka pushtuar rrjetet sociale në muajt e fundit, mes prezantuesve të Ligës së Kampionëve. Ajo është paraqitur si një prezantuese turke.

Por pas hetimeve dhe raportimeve ndërkombëtare, rezulton se personazhi në fjalë nuk ekziston në të vërtetë. Në fakt është një krijim i inteligjencës artificiale.

Mediat e huaja, përfshirë “The Sun”, shkruajnë se Eysan Aksoy ka fituar popullaritet duke u shfaqur në udhëtime luksoze dhe foto provokuese, duke marrë mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Stilistika dhe imazhi i saj duket se është i bazuar mbi moderatoren e njohur shqiptare, Eva Murati, e njohur në arenën ndërkombëtare për prezantimet e Ligës së Kampioneve.

Përveç postimeve publike, personazhi ka një faqe me pagesë në “Patreon”, ku ndjekësit mund të abonohen për përmbajtje +18 me pagesë deri në £771.50 paund.

 Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe debate mbi etikën e përdorimit të inteligjencës artificiale për të krijuar personazhe mashtruese dhe përfitime financiare nga ndjekësit.