Dita e sotme ka nisur shumë e zhurmshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”. Teksa Miri dhe Shëndriti po debatonin jashtë, aty ka shkuar Selin duke thënë se ai është më i pafytyrë se Rogerti dhe Juela.
Por jo vetëm kaq, pasi Selin më pas i drejtohet Rogertit duke i thënë që të shkojë t’i shprehë ndjenjat Juelës, ose Juela t’i shprehë ndjenjat atij.
“Shko thuaj Juelës të t’i shprehë ndjenjat, sa merresh me ndjenjat e mia”, i tha ajo banorit, i cili e akuzon Selin se gjatë dasmës ajo i ka patur sytë dhe mendjen te Miri dhe jo te Gimbo.
Pjesë nga debati:
Selin: Me fol Juela dhe Rogerti për Mirin është kulmi, pafytyrësia ka prekur qiellin. Miri është më i pafytyrë se këto dy të tjerët
Rogerti: Prandaj po e shikoje dje me sy. Pse sot qëndrove këtu 5 minuta?
Selin: Edhe ju të dy e keni me njëri-tjetrin, se keni ndjenjat e fshehura për njëri-tjetrin dhe mendoni se të gjithë kanë ndjenja. Shko edhe shprehja ndjenjat Juelës ose thuaj Juelës t’i shprehë ndjenjat.
Rogerti: Sytë moj sytë
Selin: Edhe këtij duhet me i ardhur turp që të lë ty dhe atë me fol në emrin e tij. Po ky është më i pafytyrë se ju të dy. Edhe unë nuk mërzitem kur jeni bastardë. Shko thuaj Juelës të t’i shprehë ndjenjat, sa merresh me ndjenjat e mia.



