Që nga dita e diel, Fjolla Morina ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi gjendja e saj shëndetësore kërkoi ndërhyrje të menjëhershme. Lajmi është bërë publik nga vetë këngëtarja, e cila ndau disa imazhe nga një ambient spitalor.
Imazhet në fjalë, Fjolla i shoqëroi gjithashtu me një mesazh reflektues:
“Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji ‘jo’ gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur”.

Morina nuk dha detaje të tjera në lidhje me shtrimin e saj në spital, por burime pranë këngëtares kanë thënë për “Prive” se dyshohet për një mbidozë të mundshme medikamentesh, që ka sjellë komplikacione dhe përkeqësim të shëndetit të saj.
Fatmirësisht, Fjolla është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën vëzhgimin e stafit mjekësor për më shumë se 24 orë.