Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” është folur për çiftet, për dashurinë, për sakrificat që të ftuarit kanë bërë për dashurinë.

Xheneta Fetahu u shpreh se sakrifica e madhe që ka bërë ajo për dashurinë është se ka lënë të gjithë njerëzit për 5 vite dhe në fund ai e la për punëtoren.

E pyetur nga Nevina Shtylla se si u ndje, Xheneta u përgjigj: “Normale që zhgënjehesh, thyhesh copa-copash”.

Pjesë nga biseda:

Nevina: Çfarë sakrifice të madhe ke bërë ti për dashurinë?

Xheneta: Kam lënë të gjithë njerëzit për 5 vite dhe në fund më la ai për punëtoren.

Nevina: Për punëtoren e vet?

Xheneta: Po

Nevina: Punonjëse në kompaninë që kishte ai?

Xheneta: Po

Nevina: Si u ndjeve ti?

Xheneta: Normale që zhgënjehesh, thyhesh copa-copash

Nevina: U përballe me të?

Xheneta: Ça të përballem? Nuk mund të detyrosh dikë të rrijë me zor

Nevina: Çfarë ndodhi me miqtë, me ata që i kishe lënë pas dore 5 vite?

Xheneta: Ca janë kthyer dhe ca jo. I kuptoj edhe nëse nuk kthehen se ti në momentin që zgjedh partnerin se mendon se është i duhuri, normalisht që dikush tjetër zhgënjehet.

Nevina: Kelly pyeti a është gjallë ky personi?

Xheneta: Po, gjallë është.