Ftesë në 5 – Ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua mbi dokumentarin “I am Georgina”, 6 seri të cilat sjellin detaje nga historia e jetës së partneres së Cristiano Ronaldos.

Të ftuarit nisën që të debatoni me njëri-tjetrin që në fillim. Pati një përplasje mendimesh mes atyre që ishin pro dhe pjesës tjetër që kishte refuzuar të shihte më shumë se një episod.

Arlinda Dudaj e konsideroi si një prodhim të pavlerë që demoralizon vajzat e reja. Ndërsa “trash” e quajti edhe artisti Klodi Dedja që pati edhe një përplasje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqari.

Pjesë nga biseda:

Fation Kuqari: Po për atë po flet gjithë bota, pse të mos e bëjnë dokumentar…po shesin me atë gjë.

Klodi: Në atë mënyrë shet edhe ti?

Fationi: Jo s’ka lidhje

Klodi: Ti a adhuron atë? Më thuaj “po” ose “jo” o burrë

Fationi: Është shumë femër seksi, por s’e adhuroj sepse s’kam pse ta adhuroj