E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rozana Radi. Së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin dhe Anton Bellon, artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel si moderatore dhe jo vetëm kaq…

Teksa po diskutonin në studio në lidhje me veshjet e Rozanës në “Goca dhe Gra”, Jonida Aliçkolli zbuloi se mes Rozana Radit dhe Niko Komanit paska pasur një përplasje, për të cilën stilisti u shpreh se:

Përplasje? Jo mi zemër unë akoma jam duke e pritur tek ajo kafja. Për gjysmë ore të marr në telefon për premierë. 

Ndërkohë që Rozana u përgjigj:

Përplasje nuk ka patur. Unë pres që Niko të më veshë përherë të them të drejtën sepse janë disa njerëz në Shqipëri që unë i vlerësoj.

Biseda më pas vazhdoi: 

Jonida: Është shumë e vërtetë kjo. 

Niko: Unë jam akoma në pritje të një telefonate për ta veshur në premierë, kjo shoqja ime…

Rozana: Niko ka shumë të drejtë, por ti e di shumë mirë ngarkesën time. 

Niko: Unë të kam komentuar mirë ta dish ama…

Rozana: Nuk e vë në dyshim.

Niko: Sepse të kam shoqe. 

Rozana: Jo. Ti nuk e bën për shoqëri këtë, ti e bën sepse je profesionist mendoj unë. Ti e di shumë mirë që edhe kur më komenton jo mirë unë e kuptoj që kam bërë diçka gabim dhe të kam thënë Niko që unë jam një njeri që i pranoj të gjitha gjërat. Unë i pranoj kritikat sepse ato më kanë rritur. Aq më tepër i dua nga miqtë sepse po nuk mi thanë ata kritikat, atëherë na mori lumi.