Në Big Brother Fan Club ditën e sotme ishte e ftuar ish-konkurrentja e këtij edicioni, Stelina. Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi që u hap për të gjithë anëtarët e grupit të kërcimit ku bënte pjesë, pas dështimit të sfidës së dhënë nga Vëllai i Madh.
Stelina ka qenë protagoniste e historisë me Keijsin, që pavarësisht se pati disa shkëndija nuk arriti të kurorëzohej me një lidhje, dhe trekëndëshit më pas të formuar me ardhjen e Inës.
Në Fan Club u diskutua cështja e videos së puthjes së Keijsit me Inës, gjë që në prime-n e atëhershëm habiti Stelinën.
Por sipas opinionistes Franceska Murati, Stelina u shtir pasi ajo e dinte për puthjen dhe ekzistencën e videos.
“Unë e di që Stelina e di pasi kam folur vetë me personin që i ka cuar videon,” tha Franceska.
Ndërkohë Stelina u përgjigj: “Në fakt kam një staf që ma menaxhon instagramin pasi unë jam dhe shumë e zënë me biznesin tim që rri nga ora 8 deri në 10 të darkës dhe nuk merrem me të gjitha vetë.
Kjo përgjigje nuk bindi panelistët pasi sipas tyre të gjithë e menaxhojnë vetë instagramin e tyre.
