Pak ditë më parë, Aldo Marko dha një intervistë për “Big Brother Radio”, në Top Albania Radio, ku komentoi banorët dhe ish-konkurrentët e këtij edicioni.

Kur po diskutonin në lidhje me banorët se kush ishte më i zgjuari dhe më “budallai”, Aldo u shpreh:

“Sa budallenj ka pasur këtë vit, për mendimin tim një ndër to ka qenë Valbona, e cila është tipik ajo e shprehjes bërtit dhe mos dëgjo pra nuk lidhje midis mendjes dhe gojës, dhe disa të tjerë…”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, G-Bani.

Në një postim të gjatë në “Instastory”, ai e ka cilësuar Aldon si personin që “u fsheh pas gishtit gjithë sezonin” për ndjenjat ndaj Danjës dhe në fund “e shiti si lojë”.

G-Bani shton se Valbona nuk ishte aspak budallaqe, përkundrazi ishte e sinqertë dhe nuk e përdori askënd për përfitime.

 “Po pse nuk e përdore Valbonën në favorin tënd nëse ishte budallaqe?”, shkruan këngëtari, duke theksuar se Aldo është prekur nga fakti që ata (ai dhe Valbona) ishin të lumtur dhe kishin krijuar një marrëdhënie të sinqertë.

Në përfundim, ai e quajti Aldon “budalla i vërtetë” që shiti veten si mbrojtës i femrave, por që përfundoi duke ofenduar një grua publikisht.

“Budalla! Që u shite për mbrojtës i femrave… dhe gjete të ofendosh një femër”, mbyll reagimin e tij G-Bani.