Aktori i njohur nga seriali “One Tree Hill”, Paul Teal, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Ai prej disa muajsh vuante nga kanceri në pankreas.

Mediat e huaja shkruajnë se vdekja e tij u njoftua përmes një deklarate të menaxherit të tij, i cili foli për talentin dhe mirësinë e jashtëzakonshme të Paulit, duke theksuar se boshllëku që ai lë pas do të ndihet fort.
Ndërkohë e fejuara e tij, Emilia Torello, e njoftoi humbjen në një postim emocionues në “Instagram”, duke e quajtur Paulin “frymëzues, dinamik, i disiplinuar dhe i dashur”.
“Paul, ti ishe shpirti im binjak, burri im i ardhshëm, shkëmbi im dhe e ardhmja ime. Më mbushe mushkëritë me të qeshura, barkun me flutura dhe zemrën me dashuri. Në një betejë luftuat me guxim pa dështuar. Do të të dua përgjithmonë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Paul Teal bëri paraqitjen e tij të parë në sezonin e shtatë të “One Tree Hill” në vitin 2010, duke luajtur personazhin e Josh Avery. Ai u shfaq në shtatë episode.