Këngëtarja e njohur, Enca, ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instastory”. E një ndjekës i ka habitur të gjithë me atë që ka shkruar.
“Ti ishe shtatzënë. Ku është? Çfarë ndodhi?”, i ka shkruar ndjekëse. Enca e habitur, nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke u shprehur se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
“Duhet të jesh duke folur për ndonjë shtatzëni nga ushqimet…Besoj se nuk do të mbetem shtatzënë për një tjetër 5-vjeçar,” ka sqaruar këngëtarja.