Në studion e BBV Fan Club” ka ndodhur një debat i ashpër mes opinionistit Arjan Konomi dhe të ftuarës Linda Konomi.

Gjithçka nisi pas komenteve të Konomit për Selin, teksa Kalemi e ironizoi duke thënë se ai flet negativisht për balerinat për shkak se mund të ketë patur një eksperiencë të keqe me një të tillë më parë.

Pjesë nga debati:

Linda Kalemi: Arjani do ketë patur eksperiencë të keqe me ndonjë balerinë që tha se janë vulgare.

Arjan Konomi: Jo unë nuk thashë balerinat janë vulgare, thashë janë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Linda Kalemi: Qenke shumë i lënduar, paske patur një eksperiencë të keqe…

Arjan Konomi: Jo unë kam patur njeriun më të shtrenjte të jetës time balerinë, që tani nuk jeton më…

Linda Kalemi: Me kaq mllef atëherë për balerinët, me këto vulgarizma…

Arjan Konomi: Jo, unë thashë nuk janë ndonjë shtresë…

Linda Kalemi: Unë jamë një imazh makër, që merrem me sjelljen, komunikimin, etikën, aparencën dhe të gjitha…

Arjan Konomi: Ti je një copë torollake që ke ardhur këtu dhe po të dëgjojmë akoma dër dër dër, një orë po flet e s’po pushon dhe s’po thua asgjë. Po të respektojmë shumë Ke dhe cinizmin për të përdorur ironi dhe sarkazëm. Ndaj turp të të vijë dhe boll të dëgjuam deri tani. E tregove shumë mirë niveli ne balerinës dhe nivelin tënd personal. Je më rrugaçe se ato që akuzove.  Ke 3 orë po na bën teori për balerinat, sikur jemi aristokratë dhe ndërkohë flet në mënyrë vulgare.

Linda Kalemi: Ti je si Rogerti…

Arjan Konomi: Ah e shkreta ti për trutë që ke…

Linda Kalemi: Ja shembulli konkret i nja mashkulli ndaj një femre...

Arjan Konomi: Përdor dhe herë tjetër sarkazëm me mua dhe…

Linda Kalemi: Po ti nuk ke argument, nuk më dhe një argument.

Arjan Konomi: Po ti po më kërkon mua a kam patur eksperiencë me ndonjë balerinë… Kjo shoqëri është e mbytur me njerëz si ty që flasin budallallëqe dhe hiqen si të mençur.

Linda Kalemi: Morali juaj është me kokë poshtë… Jeni model i mashkullit të dhunshëm dhe unë jam këtu për të luftuar këtë.