Debatet mes Rogertit dhe Brikenës kanë qenë mjaft të ashpra sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Teksa Brikena ndodhej tek Arena ku katër banorë po kryenin sfidën e rezistencës, Rogerti ka shkuar aty dhe ka nisur që të debatojë.

“Ju jeni zagarët e Selin”, iu drejtua ai fillimisht Mateos, Nikol dhe Brikenës. Më pas ai u fokusua vetëm tek kjo e fundit, të cilën e quajti frikacake.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ti je një false total, je zagare e Selin se e ke frikë

Brikena: Po. Ti je ai që nuk di ça nxjerr nga goja

Rogerti: Frikacake dhe gjithë shqiptarët janë duke e parë. Ti je zagare e Selin

Brikena: Ti je ai që nuk e di çfarë po nxjerr nga goja. Turp për fjalët që i thua

Rogerti: Ja zagarët e Selin

Brikena: Ty të vjen turp për fjalët që thua

Rogerti: Hallall i qoftë Selin. Ti kishe shansin me dalë vetëm, ti tregove se je zagare e Selin. Ke 4 ditë pa i fol Shëndritit dhe ti je zagare e Selin. Sa më bëhet qejfi.

Brikena: Shko e fol me Juelën.