Dita e sotme nuk ka qenë aspak për Juelën dhe Rogertin, pasi banorët i akuzojnë të dy për lojën që po bëjnë. Disa prej banorëve kanë nisur që t’a quajnë Juelën ‘dashnore’ të Rogertit, pasi qëndrojnë bashkë gjatë gjithë kohës.

Baby G i tha Rogertit sot që të mos i përmendë më fjalën pronari, pasi ai ka thënë se nëse do të ishte beqar, do të ishte së bashku me Juelën.

Në këto momente Rogerti i kthehet banores së re, Livia:

“Ça problemi ka, me pas qenë beqar, Juela është tipi im. O Livia dhe ti je tipi im me pas qenë beqar”.

Pjesë nga debati:

Baby G: Mos më thuaj mua pronari, ti ke dashnore, edhe ti je ai qe ke thënë që nëse do ishe beqar do ishe bashkë me Juelën, se të pëlqen Juela.

Juela: Ti je shpifëse moj vajzë

Baby G: Mos më thuaj mua pronari të kam thënë 100 herë

Rogerti: Ça problemi ka, me pas qenë beqar, Juela është tipi im. O Livia dhe ti je tipi im me pas qenë beqar. Jam 11 vite i martuar moj

Juela: Po si nuk ju vjen turp moj. Këto janë tipa që duan me kontrolluar.