Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Ina Aderi, ka rrëfyer së fundmi një detaj të papritur nga shtëpia e famshme e reality show-t.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Ina u shpreh se disa nga rrobat e saj, të cilat i kishte lënë në dollap gjatë largimit nga shtëpia, janë përdorur nga Brikena dhe disa banore të tjera brenda shtëpisë.

“Brikena është ajo që vesh rrobat e mia dhe që i ka marrë nga dollapi im,” deklaroi ish-banorja, duke shtuar se nuk e kishte thënë më parë këtë detaj.

Aderi shpjegoi se gjysma e rrobave të saj kishin mbetur në shtëpi dhe, megjithëse disa ishin veshur shumë pak, ato nuk kishin kaluar më parë tek lavanderia.

“Por dua t’i them Brikenës dhe shumë vajzave të tjera aty brenda që disa nga rrobat, i kam veshur shumë pak, nuk i kisha çuar tek lavanderia, kështu që t’i lajnë përpara s’e ti veshin”, shtoi ajo.

Megjithatë, edhe pse pak e ashpër dhe me ironi,  Ina tregoi se nuk ka qëllim të krijojë probleme, por thjesht dëshiron të informojë për përdorimin e rrobave të saj.

Rikujtojmë që rrugëtimi i Ina Aderit në shtëpinë e “BBVA”, përfundoi pak kohë parë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ajo u komentua për dinamikat dhe debatet që zhvillonte brenda ambienteve të shtëpisë dhe për romancën që krijoi me Keijsin, gjithashtu ish-banor i “Big Brother VIP Albania5”.