Pas zhurmës që krijoi në rrjetet sociale me publikimin e një tatuazhi me emrin e një vajze në krah, Bes Kallaku ka ngritur sërish dyshimet se ka nisur një romancë të re.
Së fundmi, aktori i njohur i humorit përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”.


