Edhe pse Rogerti e nisi ditën duke thënë se sot është festë dhe do mundohen që të mos debatojnë, nuk arriti që t’a mbajë fjalën. Ai ka patur disa debate të forta me disa prej banorëve të “Big Brother VIP 5”, mes tyre edhe Stenaldo.
Ky i fundit në një moment i përmendi Rogertit takimin me vëllain e tij, me të cilin kishte disa vite që nuk fliste.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Unë jam i pastër. Unë kam vlera të tjera.
Stenaldo: Mos n’a flit për situata familjare, se n’a tregove historinë tënde dhe me zor erdhi të të fliste ai zotëria. Me xham midis. Ec ore se nuk je ti për të na dhënë këshilla. Xhami dopio.
Rogerti: Pse pranoi të shkoja dhe ta takoja?
Stenaldo: Po çfarë të bënte, taksirati.
Rogerti: Se është malësor. Nuk e bëjmë gjakun ujë. E dëgjove mirë. Të paktën nuk jam si ky (Mali).
Stenaldo: Ti n’a jep ndonjë këshillë kur luhet me ‘bet 500’, kur luhet me ‘bet 5000’, kur t’i biesh të kuqes, kur t’i biesh të zezës.


